Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për dosjen ndaj 21 komisionerëve të Durrësit. GJKKO ka nxjerrë jashtë kompetencës çështjen për shkak të mungesës së akuzës për “grup të strukturuar kriminal”. Në këtë mënyrë dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që për 21 komisonerët vijon të jetë në fuqi masa e dhënë më para nga Gjykata e Durrësit.
Në fakt janë 19 komisionerë, pasi 2 prej tyre kanë ndërruar jetë, dhe ata do i kalojë prokurorisë Durrës, duke treguar se kjo dosja po sfumohet. Komisionerët që kanë ndërruar jetë janë Kasem Lala komisioner i PS në Rubjek pranë qendrës së votimit 1335 dhe Basir Bregu kryetar komisioni nga PD në Rubjek pranë qendrës 1336.
21 komisionerët akuzohen për krime zgjedhore në tre qendra votimi, ku 14 prej tyre janë të PD, LSI dhe PR dhe 7 të PS-së.
Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masat për komisionerët e Durrësit ku në tërësi është vendosur masa arrest me burg për 11 prej ish-komisionerëve, për 8 prej tyre masën arrest shtëpie ndërsa vetëm për tre masën detyrim paraqitje. I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri. Në mesin e urdhër arresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, të cilët janë të implikuara në manipulimin e votës në 3 qendra votimi në Durrës.
Komisionerët në tre qendrat e votimit dhe përkatësia politike
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR
Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beqiri: Për '21 Janarin' ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Të hetohen të gjithë
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi, akuzohet për korrupsion
28 Janar, 16:23
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Masakra e Gërdecit/ Mediu nuk shkon në GJKKO, avokatët: Ndodhet në SHBA për vizita mjekësore! 'Shpërthen' Zamira Durda: Kush i tha të priste 10 orë Trumpin?
28 Janar, 10:18
-
Krimi shtetëror i 21 janarit/ Vëllai i Hekuran Dedës në SPAK: Kam besim se do zbardhet! Së shpejti pyeten gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre Prendi (VIDEO)
28 Janar, 10:04
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg për Arben Meskutin, pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale
27 Janar, 14:09
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
Parlamenti<<mal>> na u mbars dhe na polli nje mi<<SPAKUN>>.
Përgjigju