TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i ndryshojë “fytyrën” godinave spitalore në QSUT me rikonstruksionin e fasadave të jashtme të 8 objekteve që shërbejnë si spitale pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Bëhet fjalë për spitalin Onkologjik, godinën e Depos së Oksigjenit, Godinat e Fakultetit të Mjekësisë, Spitali Infektiv,Spitali i Djegie Plastikës, Spitali i Pediatrisë, Spitali Francez dhe Spitali i Kardiokirurgjisë dhe Ura Lidhëse.
Fondi që është përcaktuar për këtë shërbim është 35 milion lekë të vjetra dhe se puna pritet të fillojë menjëherë sapo të përcaktohet dhe fituesi i tenderit.
Nëpërmjet kësaj ndërhyrje ministria e Shëndetësisë kërkon t'i ndryshojë “fytyrën” e jashtme godinave spitalore të cilat në gjendjen që janë sot, duket tejet të vjetruara dhe të amortizuara.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com