Shëndetësia, Universiteti i Peruxhias
ofron ide për reformën në spitale

Shëndetësia, Universiteti i Peruxhias<br />ofron ide për reformën në spitale
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë ka nisur një bashkëpunim me Universitetin e Perugias në Itali lidhur me marrjen e eksperiencës europiane dhe aplikimin e saj në Shqipëri në logjistikën spitalore, trajnimin e personelit shëndetësor etj.

Bashkëpunimi i parë ka nisur pikërisht sot nëpërmjet realizimit të një konference të përbashkët të dy institucioneve, kryesuar nga Ministri Ilir Beqaj për palën shqiptare dhe Dr. Ing. Vanessa Rossi nga USP-ja.

Znj.Rossi, duke folur për punën në këtë drejtim të grupit të kërkimeve të drejtuar nga Prof. Ing. Gianni Bidini, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë, në USP, Dr. Rossi tha se shërbimet inovative janë në mbështetje të gjithë profesionistëve në fushën e kirurgjisë, në shërbim të arritjes së standardit më të lartë për pacientët.
 
Gjithashtu, ato ofrojnë mundësi më të mira për për të siguruar përmirësim të mëtejshëm të shërbimit shëndetësor për qytetarët, dhe më tepër siguri për shërbimet klinike dhe në sallat operatore në shërbimin shëndetësor spitalor në Shqipëri. Përveç kësaj, këto shërbime të integruara krijojnë kushtet për një ekonomizim më të mirë për shpenzimet e shërbimeve spitalore në vend, si dhe ofrojnë mundësi më të mira për zbatimin e protokolleve të mjekësisë në vend, duke rritur mundësitë për një shkallë më të madhe llogaridhënieje dhe transparence në shërbimet shëndetësore.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen