Shëndeti/ Qumështi i bletës, efektet
 kuruese dhe sëmundjet që shëron

Shëndeti/ Qumështi i bletës, efektet<br /> kuruese dhe sëmundjet që shëron
Qumështi i bletës është “ilaçi i mrekullive”, pasi ka efekte kuruese për të gjitha moshat dhe shëron disa nga sëmundjet që vuajnë pjesa më e madhe e popullsisë. Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh në Universitetin “Kyushu” në Japoni, të cilët kanë renditur sëmundjet dhe efektet që jep qumështi i bletës. Shkencëtarët duke studiuar qumështin kanë arritur në disa përfundime mes të cilave, ndikimi që ka të fëmijët, tek rritja e shëndetëshhme e tyre dhe deri te qarkullimi i gjakut tek të moshuarit.
 
Fëmijët
Shkencëtarët kanë vërtetuar se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin. Përbërja ndikon edhe në zhvillimin e organeve, bashkë me trupin. Doza që këshillojnë shkencëtarët për fëmijët është 50-150 mg në ditë. Qumështi i bletës merret nën gjuhë çdo mëngjes, pa ngrenë ende asgjë. Shkencëtarët këshillojnë që qumështi i bletës të mos konsumohet gjatë gjithë kohës, por në intervale javore, për shembull çdo tri javë.
 
Të rriturit
Qumështi i bletës është “ilaçi” më i mirë për të luftuar mungesën e dëshirës për të ngrënë që shpesh sjell rënien në peshë dhe shqetësime nga sëmundje të ndryshme. Po kështu tek të rriturit qumështi i bletës ka efekte edhe shqetësime të tjera, si dhimbjet e barkut, mostretja e ushqimeve. Një efekt i veçantë është ruajtjen e lëkurs më të re. Ky efekt arrihet nëpërmjet ushqimit që i bëhen indeve të thella të cilat më pas bëjnë dhe heqjen e njollave apo puçrave. Shkencëtarët japonez që kanë studiuar qumështin e bletës për 1 vit rresht, këshillojnë që të mos përzihet me përbërje të tjera dhe të konsumohet i freskët. Tek të rriturit këshillohet të konsumohet 100-400 mg në ditë, çdo mëngjes.
 
Të moshuarit

Qumështi i bletës rregullon dhe qarkullimin e gjakut. Sipas shkencëtarëve në studimin që ata kanë bërë me rreth 100 të moshuar është zbuluar se rregullohet qarkullimi i gjakut si dhe ngrihet presioni i ulët dhe ulet presioni i lartë. Po kështu qumështi i bletës tek të moshuarit shton dëshirën për të ngrënë duke luftuar dhe aneminë. Tek të moshuarit ndikon edhe duke mbajtur në kontroll depresionin si dhe duke ulur kolesterolin. Po kështu ndikon në plakjen e ngadaltë pasi mban të “rinuara” enët e gjakut. Edhe tek të moshuarit këshillohet një dozë nga 200-400 mg.
 
Efektet
Qumështi i bletës ka efekt qetësues dhe çlodhës si dhe stimulon gjëndrat seksuale. Ndihmon në shërimin e sëmundjeve të veshkave, sëmundjet e artritit dhe në uljen e lodhjes kronike. Qumështi i bletës ndihmon në formimin e  rruzave të kuqe të gjakut, duke ndihmuar individët që vuajnë nga anemia. Po kështu qumështi i bletës rregullon dhë përdorimin e yndyrnës.
 
Sëmundjet
Janë të shumta sëmundjet të cilat “luftohen” me qumështin e bletës, duke filluar nga promblemet e zemrës, anemisë, kolesterolin, tretjen dhe alergjinë. Sipas shkencëtarëve japonezë ndikimi te shërimi i këtyre sëmundjeve është nga 50-90%. Po kështu qumështi i bletës duhet konsumuar pas sëmundjeve apo operacioneve që zhvillon një person pasi rrit fuqinë trupore.
 
Sëmundjet që kuron qumështi i bletës
Aneminë
Problemet e zemrës
Koliti
Kolesteroli
Tensionin i lartë
Tensioni i ulët
Promblemet e venave
Promblemet e stomakut
Tiroidet
 
Efektet kuruese
Efekt çlodhës
Efekt qetësues
Stimulon rritjen
Forcon muskujt
Zhvillon trurin
Pastron organizmin
Rregullon prodhimin e yndyrnës
Rrit jetgjatësinë
Zgjeron enët e gjakut
“Rinon” lëkurën
Rrit imunitetin
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris