LEZHE- Pesë zyrtarë lokalë, në Shëngjin të Lezhës, përfshirë edhe kryetarin e Komuës, si edhe tre topografë janë akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Ata akuzohen se me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shndërruar tokën kënetore në zonën turistike të Kunes, në Shengjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve. Në dokumenta ata kanë shënuar se këto prona u janë kthyer vite më pare, por realisht dokumentat janë bërë tani, pasi në atë zone nuk ka pasur asnjëhere tokë bujqësore.

"Këta banorë, të cilët janë bërë "pronarë" me dokumentat e hartuar nga këta shtetas, kanë nisur ta mbushin me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, nje pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore"- thuhet në njoftimin e prokurorisë së Përgjithshme.
 
Për kreun e Komunës së Shëngjinit, S. Kaçaj është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje. Ish kryetari i fshatit ishull Shëngjin dhe shefi i sektorit te kadastres, prane Komunes Shengjin janë arrestuar. Dy të tjerë janë pezulluar nga puna.

MASAT E SIGURISE PER TE PANDEHURIT
Në kuadër të këtij hetimi, pas kerkeses se Prokurorise, nga ana e Gjykates se shkallës së parë Lezhe me vendimet e dates 05. 03. 2014, eshte vendosur qe te caktohet masa sigurimi:

S. Kaçaj me detyrë kryetar i komunës Shengjin eshte caktuar  masa e sigurimit detyrim paraqitje
N. Prelaj me detyre ish- kryetar i fshatit Ishull Shengjin eshte caktuar  masa e sigurimit arrest ne burg (masa e arrestit e ekzekutuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit).
F. Licaj me detyre shefi i sektorit te kadastres, prane Komunes Shengjin eshte caktuar  masa e sigurimit arrest ne burg (masa e arrestit e ekzekutuar ditën e sotme nga Policia e Shtetit).
L. Palokaj, me detyre topograf masa eshte caktuar  masa e sigurimit arrest ne shtepi  
A. Mali, me detyre topografe masa eshte caktuar  masa e sigurimit detyrim paraqitje
D. Marku  me detyre topografe eshte caktuar  masa e sigurimit arrest ne shtepi
Gj. Mandreca me detyre arkiviste prane Keshillit te Qarkut Lezhe me detyre topografe eshte caktuar  masa e sigurimit pezullim nga detyra
L.Mirukaj me detyre specialiste prane Drejtorise se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, Qarku Lezhe, me detyre topografe pezullim nga detyra