LEZHË- Ndalohen dy persona, një shpallet në kërkim dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
 
Ata akuzohen se vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në  plazhin e Shëngjinit.
 
Personat që u ndaluan janë P.D. 14 vjeç, me precedent të mëparshëm penal dhe B.Ç. 16 vjeç, të dy banues në Lezhë.
 
U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e M.P. 16 vjeç, ndërsa u procedua në gjendje të lirë E.Gj. 15 vjeç.
 
Në katër raste të dokumentuara katër të proceduarit kanë vjedhur mbi 800 Euro, 1140 dollarë, mbi 30 mijë lekë dhe disa telefona.
 
AKUZAT
-Më  datë 18.08.2017  në Shengjin,  i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B.
 
- Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes -  Shëngjin, i kanë vjedhur  1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.
 
- Më datë 10.08.2017,  në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMË në pronësi shtetasit D.S..
 
- Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit  A.V.
 
Materialet proçeduriale - hetimore,  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ,  (Seksionit për të mitur) për  veprën penale "Vjedhja ' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

 
 
 
 dy.b/shqiptarja.com