Ideja e një shkrimi për banjën mund të duket e pazakontë, por rrugëtimi i kësaj ideje ka nisur tinëzisht në mars të këtij viti, në “Netët e Kulturës Arabe”, që u zhvilluan në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet. U desh një interval pushimi midis dy pjesëve, që të vizitoja për herë të parë në jetën time, “zonën e rreptësisë”, në katin e poshtëm të ndërtesës. Por “spektakli”, që më priste aty poshtë, ishte përtej çdo përfytyrimi. Një radhë banjash alla turka, ku s’ekzistonin kushtet minimale të higjenës sanitare, mungesë uji totale dhe kurrfarë gjurme letre higjenike.
Edhe sikur të mos mjaftonte, “pellgu i verdhë ” rrëshkiste përtej dyerve të nevojtoreve në korridor, duke lëshuar një erë mbytëse. Mu desh njëfarë kohe, që të merrja veten nga shoku i beftë dhe për të mos dhënë përshtypjen e snobes, mezi përmbajta turfullimin tim nëpër dhëmbë, gati për të lëshuar shprehjen e radhës “shqiptarët nuk do bëhen kurrë njerëz”.Shokimi im nuk lidhej me atë çka hasa, fenomen aspak i pazakontë dhe që haset dendur në Shqipëri, sesa me faktin, që e vetmja ndërtesë, që zotëron Shqipëria në lidhje me kulturën, operan dhe baletin, kundërmonte aciditet dhe amoniak.
Pas mbarimit të shfaqjes, ndërsa shikoja fytyrat e lumtura dhe festive të Drejtorit Artistik Zhani Ciko dhe ish Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, se si kremtonin bashkë me Sauditët mbylljen e “Netëve të Kulturës Arabe”, më kaloi nëpër mend: Vallë i ka shpënë rruga ndonjëherë në katin e poshtëm? Apo fondet e Ministrisë së Kulturës, nuk parashikojnë “rehabilitimin” e këtyre qendrave fiktive infeksioni? Si mund një vend të aspirojë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërkohë që nuk përkujdeset për integrimin e kulturës së WC-së në edukimin higjenik të shqiptarëve?
Historiku i banjave në Shqipëri më ka shkaktuar gjithmonë një lloj kureshtjeje përzier me habi dhe komizëm. Gjatë sistemit të komunizmit, banja në familjen e mesme shqiptare, kishte rol shumëfunksional. Fare mirë, banja mund shërbente në të njëjtën kohë si qendër gatimi, si lavanderi, si vend izolimi për fëmijët çamarrokë, si vend llomotitjesh me fqinjët e dritareve përballë, si altar flijimi pulash deti në prag Viti të Ri dhe më pak si “shower room”. Për shqiptarin/en e asaj kohe, s’ishte aspak paradoksal fakti, që ndërkohë që përkujdesja për veshjet dhe çarçafët, bëhej me një mani sterile duke i zjerë e i stërzjerë këto të fundit në një garë bardhësie me shoshoqen, higjena trupore përbënte një komoditet, që konsumohej 1-2 herë në javë. Ndërsa, në zonat rurale banja nuk kishte të njëjtin funksion, pasi banjat ishin në distancë të largët nga pjesa e brendshme e shtëpisë dhe gjithë funksionet e sipërpërmendura kryheshin në një vend të posaçëm, që s’komunikonte direkt me pjesën e WC-së.
Përkujdesja, që i kushtohej banjës në hapësirat private të asaj kohe, nuk ishte e njëjtë me atë që i kushtohet tani. Shumica e amviseve sot, kujdesen për higjenën e banjës së shtëpisë me një devotshmëri për tu admiruar. Filozofia e banjës e post-komunizmit, i ngjan asaj teorisë së këpucëve. Këpucët bëjnë të zotin, ashtu sikurse mirëmbajtja primare e banjës të zonjën e shtëpisë. Por në kundërshti, me kujdesin që tregohet për sferën private të banjës, kujdesi për banjat publike është më i vogël. Ndërsa në shumicën e lokaleve dhe restoranteve të kryeqytetit dhe rretheve, ka një higjenë të konsiderueshme, hapësira e shkollave, universiteteve dhe konvikteve lë shumë për të dëshiruar. Dyshoj, në inspektorëve higjeno-santitarë u ka rënë ndonjëherë rruga në vendet e mësipërme. Përveçse, që Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në gjithë bllokun e ish vendeve të Lindjes, ku defiçitet në dy nga shërbimet bazë, rrymë elektrike dhe ujë, janë në gjendje të mjerueshme, mungesa e kushteve higjeno – santitare në banjot e shkollave dhe universiteteve, përveç indiferencës së shtetit, lidhet edhe me kulturën e shqiptarëve për banjot publike.
Banja publike, perceptohet në shumicën e rasteve, si diçka e huaj, që ndodhet jashtë pragut të shtëpisë. Madje disa vite të shkuara, edhe letrat e banjos në banjot private të shtëpive, perceptoheshin si element i jashtëm. Për të mos zënë vend në koshin e banjës, disa «pastërtorë» i fluturonin nga ballkonet e shtëpisë së tyre dhe letrat, porsi aeroplanë te vegjël nisnin rrugëtimin e tyre në hapësirën e lagjes. Një kategori tjetër banjash gjysmë –publike janë dhe banjat e lokaleve në akset qendrore rrugore, siç është psh, aksi Kakavijë – Tiranë. Banjat e lokaleve që ndodhen buzë rrugës, kryesisht në zonën e Mallakastrës, të ashtuquajturat “lokale të shoferëve”, janë një burim i vërtetë kolere dhe gjithfarë sëmundjeve. Të zotët e lokaleve kujdesen për të mbushur stomakët e klientëve – pasagjerë me pilaf me kos, por as që u shkon ndërmend të bëjnë diçka për banjot e tyre. Në rrezik e në nevojë, këta klientë detyrimisht do u drejtohen këtyre banjave dhe në rastin më të mirë, protesta e tyre e shurdhër do bjerë në vorbullën e banjës.
Nuk mund të harroj momentin, kur një i huaj italian, të cilit 3-4 vite të shkruara, i kishte rënë rasti të kalonte disa ditë me bashkëshorten në Shqipëri, më përshkroi mrekullinë e “mbidetit” shqiptar dhe tmerrin e eksplorimit të “nëndetit” shqiptar me maskë. Përshkrimi i “nëndetit”, ngjasonte më tepër me përshkrimin për banjën. Rrëfimi i tij, nuk kishte asnjë tendencë nënvleftësuese, ishte më tepër një sinjal alarmi, që shqiptarët duhet t’i japin më shumë rëndësi edukatës ekologjike.
Edukata ekologjike dhe ajo higjeno – santitare janë të lidhura ngushtësisht mes tyre dhe shkojnë dora-dorazi. Nëse shqiptarët nuk mund te heqin lehtazi dorë nga çapaçulizmi dhe abuzimi i tyre në lidhje me rëndësinë e higjenës dhe të ambientit, institucionet përkatëse duhet të sensibilizohen më shumë për informimin e publikut dhe rreziqet që mbart ky degradim. Nuk mjafton futja e disa lëndëve mësimore në nivel elementar dhe aktivitetet sporadike rreth informimit mbi ambientin higjeno – sanitar dhe atë ekologjik. Qeveria duhet të vërë më shumë fonde për përmirësimin e kushteve higjenike në institucionet mësimore dhe akademike dhe në ambientet e tjera publike, si dhe të kujdeset për zbatimin e sanksionimeve përkatëse. Zbatimi i sanksionimeve higjeno-santitare në gjithë hapësirën e veprimtarive publike dhe atyre private përgjatë gjithë territorit shqiptar, do jetë mënyra më efektive për implementimin e “kulturës së banjës”.
Sigurisht, që “nisma për një banjë më njerëzore”, duhet të fillojë së pari nga Teatri i Operas dhe Baletit. Në rast të kundërt, do ishte më mirë të quhej Teatri “Ku thërret qameti”. Integrimi i Shqipërisë në BE, duhet të nisë fillimisht me integrimin e banjave në një ambient më higjenik, më komod, më modern, më njerëzor, më dinjitoz. Përndryshe, “ferma e kafshëve” është destinacioni final i shqiptarëve.
Marrë nga xhaxhai.wordpress.com
/Shqiptarja.com