Më 7 mars të këtij viti u mbushën 125 vjet nga dita kur në qytetin e Korçës u hap mësonjëtorja e parë shqipe, e cila kurorëzoi me sukses detyrën kryesore të Lëvizjes Kombëtare të asaj kohe, atë të përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe. Kosova, përveç kontributit të dhënë në çlirimin e trojeve shqiptare, rol të veçantë i ka kushtuar edhe fushës së arsimit, pavarësisht rrethanave dhe okupimit serb.
Njëri ndër mësuesit e parë të Drenicës shquhet të jetë i pari i familjes Jashari, Shaban Jashari, babai i heronjëve Adem dhe Hamëz Jashari.
Në ditët e sotme nipërit dhe mbesat, veprën e gjyshit të tyre Shaban Jashari e shohin si gjenerator të të gjitha të arriturave që ka pasur kjo familje.
Murat Jashari thotë që gjyshi i kishte rritur në frymën intelektuale dhe patriotike dhe se edukata e tij, mësimet e tij ishin udhërrëfyes deri në ditën në flijim.
Shaban Jashari kishte punuar nga viti 1949 deri në 1952, kur edhe burgoset nga pushteti i atëhershëm jugosllav.
Në nderim të veprës së familjes Jashari, Ministri i Arsimit, Ramë Buja bëri homazhe para varrezave në memorialin në Prekaz. Me këtë rast ai uroi të gjithë mësimdhënësit, duke vënë në pah se mbesin edhe më tej shtyllë e fuqishme e të gjitha fushave të jetës. Ministri Buja tha se Ministria e Arsimit vazhdon ta ketë prioritet avancimin e pozitës së mësimdhënësve, si dhe respektimin institucional të dinjitetit dhe të interesit të tyre.
Nata e Zjarreve që do të mbahet sonte në Prekaz, përmbyll Ditët e Epopesë së UÇK-së, kushtuar 14-vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com