Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar ashpër ndaj atyre pedagogëve, të cilët kanë kritikuar provimet e Maturës Shtetërore. Në një status të gjatë në Facebook, ministrja Shahini thotë se pedagogët kanë frikë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim më të dobishëm.
Teksa krahason arsimin parauniversitar me atë universitar, Basa Shahini thotë se hendeku është shumë i madh. Sipas saj teksa reforma kurrikulare shkollore po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.
Shahini po ashtu duke iu drejtuar pedagogëve kritikë të pyetjeve të maturës, thotë se maturatët janë shumë herë më të përgatitur sesa studentët.
Statusi i Besa Shahinit
I kam ndjekur me shumë vëmendje mbireagimet e disa pedagogëve për provimin e Maturës Shtetërore. Kur e zhvesh këtë mbireagim nga petku politik dhe e adreson atë vetëm në aspektin e tij akademik, e kupton qartë se burimin e ka tek frika që këta pedagogë kanë ndaj kërkesave të kohës për një mësimdhënie dhe vlerësim shumë më të dobishëm se sa ai që ushtrojnë.
Pastaj, kjo frikë i nxjerr ata nga vetja dhe i çon nëpër debate televizive për të bërë edhe luftën e tyre të fundit kundër të pashmangshmit modernizim, i cili ka filluar tashmë në arsimin parauniversitar, por që nuk po arrin të depërtojë në arsimin e lartë.
Hendeku mes arsimit parauniversitar dhe atij universitar po shkon duke u zgjeruar, sepse reforma kurrikulare shkollore, me gjithë sfidat që ka në zbatim, po e çon arsimin drejt aftësimit të nxënësve për punë apo për jetë, duke zhvilluar jo vetëm njohuritë e tyre për lëndë të caktuara, por njëkohësisht edhe aftësitë për t'i aplikuar këta njohuri në praktikë. Ndërkohë, pedagogët e universitetit po refuzojnë kokëfortësisht ta ndjekin këtë trend.
Nuk mjafton vetëm të dish se kur dhe ku ka lindur Naim Frashëri apo çfarë simbolizon ai dhe veprat e tij për kombin tonë. Duhet të zotërosh gjithashtu edhe aftësinë të komentosh mbi veprat e Frashërit përmes eseve të mirë-argumentuara, si dhe të njohësh dallimin mes esesë argumentuese dhe asaj përshkruese. Sikurse nuk mjafton ta konsumosh letërsinë në mënyrë pasive dhe të vlerësohesh sipas saktësisë së identifikimit të personazheve apo riprodhimit përmendësh të elementëve kryesorë të veprës, por nevojitet lexim aktiv që rrit kuptueshmërinë.
Kritikët e provimit të maturës janë edhe hartues pyetjesh për vlerësimin e mësuesve të rinj, të tipit: Romani "Zonja Bovari" i vendos ngjarjet në: a) Paris; b) Plazh, c) Provincë apo d) Lion ...
Kjo është një nga ato pyetjet e provimit të shtetit në mësuesi që e gjeni në faqen e QSHA. Dhe ta mendosh që janë edhe 200 pyetje të tjera të ngjashme...
Problemi me këto lloj pyetjesh është se nuk masin aftësitë që duhet të kenë mësuesit në shkollë. Ato masin vetëm memorien afatshkurtër të mësuesve, një bonus i mirë ky, por aspak thelbësor për ta!
Një pedagoge në një emision televiziv po thoshte se studentët e saj të mësuesisë - pra mësuesit e ardhshëm - nuk kanë ditur t'u përgjigjen pyetjeve në testin e maturës. Ajo e thoshte këtë duke u përpjekur të argumentonte se testi ka qenë “i vështirë ” apo “absurd”, por në fakt ekspozoi problemin kryesor që kemi me mënyrën se si universitetet përgatisin mësuesit e ardhshëm (apo edhe profesionistët e tjerë).
Ajo (besoj) nuk e kuptonte në ato momente sa fliste që shumica e maturantëve i janë përgjigjur saktë shumicës së pyetjeve në test, që do të thotë se janë më të përgatitur se studentët e saj që do të bëhen mësuesit e ardhshëm. Këta maturantë, ndërkohë, do të bëhen studentët e saj dhe do t'i kërkojnë mësimdhënie që ndërton aftësi të aplikimit të njohurive dhe jo vetëm memorizim pasiv të fakteve. E thënë ndryshe, ky është presioni që pedagogët po e ndjejnë: të ndryshojnë metodat e tyre të punës në dobi të së ardhmes së studentëve të tyre.
Shpresoj shumë që pasi nxorrën gjithë këtë energji negative nëpër televizione dhe rrjete sociale, tani të mund të ulen dhe të reflektojnë për punën që po bëjnë në universitet dhe reformën e pashmangshme që duhet të zbatojnë para se studentët t'iu japin verdiktin "të tejkaluar".
Kur kemi nje ministre injorante dhe te paafte keshtu do shkoj dhe kjo pune.Ministrja sdi te flase gjuhen letrare shqipe jo me te fajsoje pedagoget, se kupton qe po e vene ne loje. Mjere ne nga kush drejtohemi, nga kjo fodulle
PërgjigjuArsimi ne Shqiperi ka marre fund. Ne Mesuesi jan fut studente me mesatare 5 6, imagjino te edukojme breza ato. Mos flasim per pjesen e administrates me ne krye Selman Hodajn. Bejn kot sikur po bejn pune. Pune pa bereqet. Vetem fut burdello partie ne pune
PërgjigjuEshte e vertete qe arsimi i larte ka probleme, por keto probleme jane shtuar shume me teper ne periudhen, kur ministre eshte kjo zonje.
PërgjigjuTi leri "mbireagimet" e pedagogeve po permireso strukurat dhe kerkimin shkencor
Përgjigju