Shahini: Shkollat të gjitha mbyllur për 2 javë! Nga nesër do të hapen klasa virtuale. Ende pa vendim si t'i ndihmojmë prindërit (VIDEO)

TIRANË - Në kushtet kur ndërprerjet që prej tërmetit të 26 nëntorit, dhe së fundi tani nga koronavirusi, nxënësit shqiptarë kanë humbur shumë orë mësimore, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që të ngrihen klasa virtuale. 

Kjo do të thotë, se secili mësues do të krijojë në rrjetet sociale, përmes Ëhatsappit etj, grupe me prindërit e nxënësve të klasës, për të shpërndarë virtualisht detyrat dhe udhëzimet në mënyrë që fëmijët të mos humbin orët mësimore. Në një konferencë për mediat, ministrja Besa Shahini tha se ka gjasa që humbja e orëve të mësimit nga tërmeti dhe tashmë 2 javë në vazhdim nga koronavirusi, nuk do të arrihet të zëvendësohen të gjitha. 

"Jemi duke bërë një plan të rrinë në kontakt me prindërit, t'u japin instruksione fëmijëve dhe t'i bëjnë detyrat në kushte shtëpie. Të komunikojnë në ëhatsapp, t'i orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia, me video të shkurtra në grup. Do të jenë klasa të vogla virtuale në telefona" sqaroi ministrja.

Ndërkohë, Besa Shahini tha se mësuesit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia ose nga shkolla, për të marrë të gjitha masat dhe udhëzimet për nisjen nga puna me klasat virtuale në rrjetet sociale.

"I kemi orientuar të gjithë drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllim me qetësi, të orientojnë fëmijët për detyrat në dy javët e ardhshme", tha ministrja. Ajo shtoi se do të shikohet mundësia se si do të mund të ndihmohen prindërit që do të duhet të rrinë në shtëpi dhe të lënë punët për t'u kujdesur për fëmijët. 

Qeveria mori vendim sot që shkollat të mbyllen për 2 javë deri më 23 mars, kohë gjatë të cilës do të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve shkollore. Në varësi të situatës do të merret vendim nëse shkollat do të rihapen më 23 mars, ose nëse do të ketë një afat tjetër për pezullimin e tyre. 

Arsyeja e mbylljes të të gjtiha institucioneve të arsimit parashkollor, të mesëm e të lartë, si në publik dhe në privat, është frenimi i përhapjes së virusit. Është një masë frenuese, tha Shahini dhe nuk ka vend për panik.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dorina: 28/04/2020 17:46

    Un dua te happen shkollat

    Përgjigju
  • Dorina: 28/04/2020 17:42

    Duhet te happen Shkollat ne te Gjitha anet she qytetet ne 2020

    Përgjigju
  • Deli: 24/04/2020 06:49

    Lauf to go to

    Përgjigju
  • ALESIA: 24/04/2020 06:48

    Unë dua të happen shkollat pot mos të hapen se fëmiët perseri rrinë bashkë she që kështu atyre i bie KY monstër Kovid-19 due kështu mos t hapen. Pot për mendimin Tim të hapen se unë se kam problem!

    Përgjigju
  • Rafaël: 02/04/2020 12:47

    Po

    Përgjigju
  • Anisa Kajtazi: 19/03/2020 21:47

    kurrr ska me mujt mi a arri kete sukses

    Përgjigju
  • anonim: 10/03/2020 10:40

    asnje udhezim nuk eshte dhene dje nga mesuesit per dy javet ne vijim qe nuk do kete mesim as ne 9 vjecare dhe as ne gjimnaz. mesim I rregullt nuk zhvillohet ne dite normale jo me ne keto dite te veshtira. niveli petagogjik eshte rendeeeee ketu ne shqiperi. ca mund te presin nxenesit te marin nga mesuesit??? mire eshte qe e dashur ministre kur te stabilizohet situate te besh nje kontroll dhe te shikosh situaten neper shkolla jo per bukuri po si zhvillohet nje ore mesimi. nuk e di se si mund te ndihesh kur te thote nje nxenes qe po me iken koha kot....qe kur e pyhet femijen si kalove sot dhe te te pergjigjet nuk bem asgje rime kot....kur mesuesi nuk vjen ne oren e mesimi...kur nje mesues qe ka mbaruar fizik I jep teknologji dhe per faktin qe nuk e di vete ate lend as nuk e shpjegon fare ne klase.....etjjjjjjj moj ministra e dashur

    Përgjigju
  • Papagalli: 09/03/2020 23:37

    Ku je ketu zonja ministre ka prinder qe nuk perdorin dot celularin e jo me qe te hapin facebook whatsapp etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja