Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, përmes një video-mesazhi, i është drejtuar mësuesve duke i falënderuar ata për punën e mirë që është bërë me nxënësit gjatë kësaj jave.
Mesazhi i plotë i saj:
“Mësues të dashur! Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare. Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur. Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ja dalim!
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se nga dita e nesërme në orën 13:30 deri në 14:30 do të nisë RTSH hapësira e leksioneve për provimet e maturantëve, në lëndët matematikë, kimi dhe biologji.
“Nga dita e nesërme, maturantët do të kenë mundësi të përgatiten me leksione të lëndëve kryesore nga televizioni dhe hapësira online e krijuar posaçërisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Në një postim të ri të ministres Besa Shahini drejtuar maturantëve, shkruhet se: “Duke filluar nga nesër, çdo ditë nga e hëna në të premten, ora 13:30-14:30, në programin RTSH Shkollë do të ketë një hapësirë të dedikuar vetëm për ju nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me leksione të lëndëve matematikë, biologji dhe kimi, në RTSH-1”.
Në këtë mënyrë, maturantët nëpërmjet mësimit nga televizioni dhe online do të mund të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi”, shkruan Shahini.
Ministrja njoftoi dje gjatë komunikimit me mediat se situata e krijuar nga koronavirusi nuk është arsye për shtyrjen e provimeve për maturantët, pasi këta të fundit mund të shfrytëzojnë kohën e pushimit për të avancuar me leksionet.
Aty ne universitet mund te shpertheje corona,,,,me mire mbajini te mbyllura deri ne 1 korrik,,ndoshta edhe me vone,,,jeta te jete e para...
PërgjigjuHapni universitetet,,nuk behet mesimi me kompjuter...
PërgjigjuKjo antikapatja tha qe do hapte shkollat
Përgjigju