Shajeni sa të mundni Shqipërinë!

Shajeni sa të mundni Shqipërinë!

Foto ilustruese

...e shani sa të mundeni Shqipërinë! E shani egër, mundësisht ja bëni nënë e babë sa herë ju jepet rasti! Nëse një çast, nuk gjeni arsye për ta sharë, shpikni nga vetja të tilla raste që më pas, t’ju kap dufi e ta shani më denjësisht! Po mos u mundoni shumë. Ka plotë gjëra që Shqipërinë ta shani me libër shtëpie. Ka plotë shkaqe që të ndiheni të qetë se Shqipëria e meriton dufin e sharjeve tuaja.

Edhe nëse rrëshqisni pa dashje nga lëkurë bananesh që dikush i ka hedhë udhëve të saj gjithë pluhur, shajeni Shqipërinë. Edhe kur ngecni në ashensor, shajeni Shqipërinë! Edhe kur ju prishet brava e derës, edhe kur ju digjet një llambë, edhe kur s’ju punon si duhet rubineti i dushit, edhe kur ju mbytë zagushia, edhe kur lodheni për të gjetur vend parkimi, mos mendoni dy herë që ta shani Shqipërinë! Edhe kur tradhtoni njëri tjetrin, edhe kur burrin apo gruan e kapni me dikë, e më pas ju kap sedra e të parëve e rrëmbeni armën për të venë nderin në vend, shajeni Shqipërinë!

Edhe kur ju kap menopauza a impotenca, edhe kur ju neveritet burri, edhe kur s’bëheni për grua, shajeni Shqipërinë, se në fund të fundit, stresi i saj ju stopon. Edhe kur Shqipëria drejtohet nga qeveritarë të padenjë, mos e shtyni më tej! I lini të qetë ata se fundja një lugë përshesh po hanë, dhe shani vetëm Shqipërinë! Edhe kur turma politikanësh vjedhin sa mundin, e mendoni këtë gjë si një rit i lashtë i fisit tuaj, dhe shani vetëm Shqipërinë. Edhe kur ju kap kapsllëku nga ushqimet pa cilësi, edhe kur ju bezdisë e lehura e qenit nga ballkoni përballë, nuk keni kë të shani tjetër veç Shqipërisë!

Edhe kur shikoni fytyrat e trishta të etërve që i keni lënë vetëm, besoni vërtet se nuk është malli për ju që po i gërryen pak nga pak si bokërima të ngrata. Besoni se kjo mplakje, ky ugarizim i fytyrave të tyre, kjo zbehje e dritës së syrit të tyre, nuk është nga malli për ju, po vetëm nga fakti se fatkeqësisht jetojnë në Shqipëri, prandaj shajeni edhe për ta Shqipërinë! Nëse kur shkoni tek ata, i gjeni thjesht një grumbull dheu si kube, hidhni ca pika loti dhe mallkoni Shqipërinë, se ata nuk i treti malli juaj, po thjesht Shqipëria. Harrojeni dhe faktin se të paktën, ajo pra Shqipëria, do t’i mbajë përjetësisht në gjirin e saj, po juve nuk ka çfarë ju duhen këto trille poetike dhe shajeni Shqipërinë!

Shajeni Shqipërinë, duke e mallkuar se Shqipëria nuk bëhet! Mendoni se vërtet ju jeni pordhë e madhe që të bëni dhe filozofin, dhe mund të flisni për mijëra vite që kanë ikur dhe mijëra të tjerë që do vinë më pas. Shajeni Shqipërinë pa pasur arsye të mendoni filozofira koti, si përshembull se Shqipëria (nëna), as bëhet, e as nuk bëhet, po Shqipëria( nëna), thjesht të bënë! Dhe pasi ta shani sa të mundeni, pasi ta keni konsumuar fjalorin tuaj sharës, deri në masturbim, ktheheni dhe njëherë kokën, e në inat e sipër, i hidhni Shqipërisë një gurë, a një pështymë në fytyrë. Mos u druani ta bëni këtë! Të jeni të bindur se ajo nuk do ua kthejë, as gurin, as pështymën! Po në fund…Në fund mos harroni se do vijë një ditë, (qoftë sa më e largët kjo ditë), do vijë një ditë pra që do ndodheni në rrëzë të gardhit të jetës suaj, ku matanë gardhit nuk ka më asgjë.

Do vijë një ditë që një zë qiellor do ju pëshpëritë si verdikt i pamëshirshëm dënimi: Dikur ju keni pështyrë në fytyrë nënën tuaj! Mos harroni se për fatin tuaj të keq, nëse vërtet pas gardhit nuk ka më asgjë, ky gjykim vazhdon edhe matanë gardhit, si rënkim i fundit i jetës nga vini. Nuk është mallkimi i nënës, sepse nëna kurrë nuk e bënë një gjë të tillë, po atje matanë gardhit gjithçka që ndodhë është punë e Zotit. E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë të sikletshëm që mund t’ju ndodhë, kudo që të jeni, vite më vonë.

E folura juaj do t’i ngjajë një lutje në boshllëk, sepse nuk keni më kohë as të sqaroheni, as të justifikoheni. Gjithçka është e kotë. Nuk ju dëgjon askush! Thjesht do ndjeni një refren, si i vetmi kujtim që nuk vdesë: Ju keni pështyrë në fytyrë nënën tuaj! Për fatin e tuaj të keq, ky verdikt vazhdon edhe matanë gardhit. E pra, mundohuni t’i paraprini një çasti të tillë, sepse do ju shfaqet si fantazmë edhe nën dhè!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veto: 15/08/2022 16:46

    Nuk ka faj toka per prodhin e saje ! Fajin e ka ai qe ka hedhur faren e keqe.Keshtu qe nuk ka faje shqiperia qe ka brenda saje rracen e keqe te METDITORIT. Rraca e fara e keqe jane si fara e kosit nje luge e vogel me ilaç per kos prish TONELATA qumesht. Keshtu eshte dhe vendi yne sa te jet RRACA E MERDITORIT ky vend nuk do kete hajer. Kjo rrace po prishin te gjitha vendet ku kan shkelur e jo ma Shqiperin ton te DASHUR.Jan si puna e EGJRES me grurin me dashte me marre Grure te paster e te shkelqyer duhet me ZHDUKE faren e EGJRES KJO NDODHE DHE ME SHQIPERIN ! Don SHQIPERI te BEGATE te BUKUR si ne PARAJSE hiq FAREN e KEQE te merditorit

    Përgjigju
  • Veto: 15/08/2022 16:32

    Toka prodhone nga ajo fare qe ke hellur per ta mbjell,nuk ka faj toka qe prodhimi ka dalur i keq ,fajin e ka ai qe ka hellur faren e keqe ! Aty ku ekziston FARA E MERDITORIT ai vend ka marr fund sikur shqiperia! Hiq faren e keqe dhe vendi lulezon ,ateher shqiperia ja kalon dhe ZVICRES ,provoje thenjen time dhe pastaj shi rezultatit ! KJO FARE E MERDITORIT PO PRISH TE GJITHA SHTETET KU KAN EMIGRUAR, kjo fare eshte si EGJRA ne grure.

    Përgjigju
  • Fatmir: 15/08/2022 12:07

    Nuk ka mal pa ujk, po Zoti e ka krijuar këtë tokë e qiell për shqiptarë, ka shpirt ky vendë, ka gjuhë ka afri ka ngrohtësi ka bukuri natyrore ka shpirtmirë, ka mikpritje e bujari, po ka edhe njerëz të kqinjë si në tërë rruzullin tokësorë. E pra kjo është Shqipëria që është për ne e duam apo nuk e duam.

    Përgjigju
  • Meri: 14/08/2022 06:43

    Konica i madh ka thene Mjerimi i shqiptareve eshte zgjedhin individin jo idene .Keta shqiptare bastarde qe nuk duan token qe i rriti duhet te shajne koken e tyre dhe ata qe zgjedhin .KURSE SKENDERBEU KA THENE TOKE E URUAR ME NJEREZ TE MALLKUAR .Kuptojeni vete kete thenie cfare dmth

    Përgjigju
  • Miri: 14/08/2022 01:28

    Njerzit kan motivet e veta qe qahen apo shajne,nje gjë eshte poezia tjeter eshte realiteti, ka nga koha e shpates qe ky vend terhiqet zvarr o lum miku

    Përgjigju
  • Bobi: 13/08/2022 16:47

    Të lumtë pena zotëri. Mirë ua ke thenë, po kujt tua thuash! Në kohet moderne që jetojmë sot ka mundësi të beje publike kushdo nepermjet rrjeteve sociale mendimet e tyre perverse a thua se kanë studiuar në universitetet më të famshme të botës, e në të vertetskanë as nga 8 klasë.

    Përgjigju
    • nina: 14/08/2022 07:27

      po ku ka si ty moj shqiperia ime moj fisnikja per mbi gur

    • Meri: 14/08/2022 06:48

      Konica i madh ka thene Mjerimi i shqiptareve eshte se zgjedhin individin dhe jo idene .Keta shqiptare bastarde mos shajne token qe i rriti por te shajne koken e tyre dhe ata qe zgjedhin .SKENDERBEU KA THENE TOKE E URUAR ME NJEREZ TE MALLKUAR .Kuptojeni vete cfare dmth dhe bastardet ti vene gishtin kokes

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet