Shakhtari i paraluftës po kthehet! Brazilianët 'në modë', klubi ukrainas bën afrimin më të shtrenjtë! 10 vite larg shtëpisë
Kevin Santos Lopes de Macedo dhe stadiumi i Shakhtar
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë nga agresioni rus, gjigantit Shakhtar Donetsk iu desh të shiste të gjithë futbollistët më të mirë dhe për një periudhë të pacaktuar duhej të braktiste edhe politikën e transferimeve, në të cilën futbollistët nga Brazili kanë luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm.
Në sezonin 2022-23 , Shakhtar kishte pak a shumë një skuadër vendase, në të cilën vendet e futbollistëve të huaj i zinin kryesisht lojtarë të ish-republikave sovjetike, me përjashtim të 18-vjeçarit venezuelian Kevin Kelsy, i cili gjatë konflikteve të rënda në Ukrainë ishte i vetmi që mori guximin dhe u transferua te Shakhtar.
Skuadra e disa viteve më parë ende nuk mund të krahasohet me atë aktuale, sepse Shakhtari aktual është në mërgim që nga viti 2014 dhe luan shumicën e ndeshjeve të tij në Kharkiv, por strategjia e njohur e personelit që dikur i solli Shakhtarit sukses të madh në Champions League dalëngadalë po ringjallet me sukses.
Këtë sezon, Shakhtari bleu brazilianët shumë të talentuar, dy 18-vjeçarët Neuerton dhe Eguinaldo dhe në ditët në vijim do të përmbyll transferimin më të madh që nga shpërthimi i luftës, përkatësisht anësorin 21-vjeçar të gjigantit brazilian, Palmeiras.
Kevin Santos Lopes de Macedo do i kushtojë Shakhtarit 15 milionë euro dhe ai konsiderohet një lojtar shumë i talentuar i cili shënoi 16 gola në 53 ndeshje për Palmeiras këtë sezon.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.7%
-
Jo
80.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Starmer mbledh liderët e 25 vendeve në një samit për Ukrainën: Putin të ndalojë sulmet barbare dhe të pranojë armëpushimin
15 Mars, 14:01
-
Trump i kërkoi Putinit që t’u kursejë jetën, Zelensky sqaron gjendjen e trupave ukrainase në rajonin rus Kursk: Nuk ka rrethim të ushtarëve tanë
15 Mars, 12:39
-
Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës
14 Mars, 20:45
-
Gati të mbarojë luftën me Ukrainën, Rusia i hedh sytë nga Norvegjia: Po militarizon ishujt në Arkipelagun e Svalbard-it
14 Mars, 17:52
-
Presidenti Zelensky nuk beson në vullnetin e Putinit për paqen
14 Mars, 15:26
-
'Po, por...'! Armëpushimi në Ukrainë, kushtet e Putin: Të ndalet dërgimi i armëve në Kiev dhe të 'ngrihet' fronti i luftës
14 Mars, 09:11
-
Kryediplomatët e vendeve të G7 takim në Kanada, në fokus bisedimet e Rubios me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite
13 Mars, 18:42
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Lavrov godet SHBA-të: Do t’i dorëzojnë Britanisë bazën Ramstein, nuk pranojmë marrëveshje që rrezikojnë jetë
12 Mars, 08:47