Shakira: “Nuk kam ndërmend
të martohem me Pique”

Shakira: “Nuk kam ndërmend<br />të martohem me Pique”
Këngëtarja e njohur Shakira është shprehur se për momentin nuk ka ndërmend të lidhet në martesë me partnerin e saj, futbollistin Gerard Pique.

Ajo është shprehur se martesa nuk e kalon në një nivel tjetër lidhjen e tyre. “Ne tashmë kemi atë që është e rëndësishme.

Ne kemi një bashkim, kemi dashurinë për njëri-tjetrin dhe kemi një fëmijë. Mendoj se këto aspekte të lidhjes sonë tashmë janë vendosur dhe martesa nuk do t’i ndryshojë ato.

Megjithatë nëse do të martohem ndonjëherë, ai do të jetë i duhuri”, -ka thënë Shakira për mediat e huaja. Aktualisht çifti kanë dhe një djalë të quajtur Milan.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi