Ylli i pop-it, Shakira ka ndezur thashethemet për një lidhje me Manuel Garcia-Rulfo, pasi u panë duke dalë së bashku nga një hotel në Los Angeles.

Këngëtarja me famë botërore dhe aktori i “The Lincoln Lawyer” u panë mjaft të afët me njëri-tjetrin ndërsa prisnin automjetin e tyre në zonën e shërbimit të hotelit.

Më herët Shakira u përfol edhe për një romancë me aktorin e ‘Emily in Paris’, Lucien Lavisvoun.

Ndërkohë ajo ka qenë edhe në një lidhje prej 11 vitesh me yllin spanjoll të futbollit Gerard Piqué

Aristja dhe futbollisti kanë dy djem, Milanin, 13 vjeç, dhe Sashën, 11 vjeç. Çifti u nda në vitin 2022 pas raportimeve se Pique e ka tradhtuar.

5/4