Ylli kolumbian Shakira, ka gëzuar të gjithë fansat e saj me lajmin që ajo dha në festivalin e muzikës Coachella 2024.
Pasi ishte duke performuar këngën më të re së bashku me Dj Bizarrap “La Fuerte’, u vu re se sfondi në skenën e Saharasë ndryshoi duke lexuar "Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour".
"Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Ne fillojmë këtu në nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë ”, thotë Shakira.
Në lidhje më këtë lajm ajo ka publikuar edhe një foto në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka shkruar që mezi pret që rikthehet në skenë, të argëtohet dhe të festojë.
Turneu i fundit që artistja e muzikës pop ka mbajtur ka qenë në vitin 2018, pas publikimit të këngës “El Dorado”.