Shakira është një nga emrat më të njohur në të gjithë botën përsa i përket tregut muzikor. Ajo u ka rrëmbyer zemrat të gjithëve me këngët e saj ritmike, dhe nuk mund të mos e pranojmë që edhe shumë shqiptarë e ‘kanë djegur’ me muzikën e Shakirës.
Mirëpo shumë shpejt ajo do të jetë pjesë e jona, konkretisht në Kosovë. Kjo pasi ish-ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli me anë të një statusi në rrjetet sociale bëri të ditur se për inagurimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë, do të mbahet një ceremoni e veçantë dhe prezente do të jetë një këngëtare e njohur amerikane.
Status i bërë nga Behgjet Pacolli
Sipas Klan Kosovës, bëhet fjalë pikërisht për Shakira-n dhe nëse ajo do ta pranojë ftesën, ura do të marrë emrin e saj.