'Shalqi për 4 persona 3000 lekë', Braçe reagon ashpër: Poshtërsi, me këto çmime po boshatisni plazhet! Kjo vjen nga mosprerja e faturave

'Shalqi për 4 persona 3000 lekë', Braçe reagon ashpër: Poshtërsi, me këto çmime po boshatisni plazhet! Kjo vjen nga mosprerja e faturave

Erion Braçe dhe lista e çmimeve

Gjatë sezonit veror ndodh shpesh që qytetarët të ankohen për çmimet e shtrenjta në restorantet në bregdet. Së fundmi, deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar një menu të çmimeve në një plazh në jug të vendit, më konkretisht në Borsh dhe shihet se shalqi për 4 persona kushton 3000 lekë, ndërsa pjepër për 3 persona kushton 2000 lekë.

“Çmenduri” shkroi Braçe duke sqaruar se një shalqi me peshë 10 kilogramë që mjafton për 4 persona kushton 50 lekë. Ndër të tjera e cilëson poshtërsi që të bëhet një abuzim i tillë me çmimet.

Sipas Braçes, e gjitha vjen nga mosprerja e faturave dhe e kuponave tatimor. Ndërsa thekson se këto çmime të larta sjellin boshatisjen e plazheve dhe bllokimin e tregut të frutave e perimeve.

“Kjo është një menu ne jug, Borsh me qarte; Shiheni: Shalqi për katër persona 3000 leke; Pjepër për tre persona 2000 leke. Unë uroj të jetë gabim, sinqerisht, edhe pse kur shoh çmimet e tjera. Nuk me duket qe ka gabim.

Pra, ndryshe, kjo është çmenduri! Me çmimin e sotëm, 5 lekë për kilogram, një shalqi me peshe 10 kilogramë, kushton 50 leke. Një shalqi me këtë peshë mjafton për katër persona. Pra një shalqi me çmim 50 leke te shitet për 300 leke është poshtërsi, me 3000 leke është çmenduri!

Unë e di nga vjen kjo. Arsyeja është mosprerja e faturave, kuponëve fiskale e kështu me radhë!

Me to, as ma merr mendja se do ishin këto çmimet. Ne fund, ju ne jug, mos thoni “plazhet janë bosh”! Po i zbrazni ju! Jo vetëm kaq, por me çmimet tuaja, po taposni, bllokoni tregun e frutave e perimeve!”, shkroi Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1965: 20/07/2022 20:19

    Bravo je I vetmi njeri qe ngren zanin dhe ju cjerr masken lokaleve te plazhit,zoti te rujt ke me vedi tan popullin e thjeshte pa mbrojtje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!

Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!