TIRANE - Partia Socialiste ka vijuar ditën e sotme akuzat ndaj pasurimit të familjes së Kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Eduart Shalsi ka deklaruar se nëse investitorët e huaj duan të vijnë për të bërë biznes në Shqipëri duhet të kalojnë njëherë nga zyra e vajzës së Kryeministrit,
Argita Berisha për të marrë konsulenca dhe bekimin e saj, bekim që kushton shtrenjtë por që nuk bëjnë dot biznes pa të.
“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar apo me një rastësi të hidhur, por me një histori të përsëritur shpesh dhe të kthyer tashmë në praktikë, ku ato që ndryshojnë janë emrat e biznesmenëve, por ato që mbeten të pandryshueshme janë emrat e familjarëve të Berishës. Në cilin vend demokratik do të mund të imagjinohej që Kryeministri i vendit të adresonte një investitor të huaj potencial tek zyra e së bijës për konsulencë dhe për ta pajisur ose jo me licencë?
Jemi përpjekur vazhdimisht t’u japim shqiptarëve dëshmi dhe prova të argumentuara të keqqeverisjes. Nuk kemi dalë për të hedhur baltë, shpifur apo akuzuar kundërshtarët tanë politikë. Besojmë se ka një dallim të qartë midis transparencës që kërkojmë të bëjmë para shqiptarëve, të mbështetur mbi fakte ose dyshime të bazuara mbi të vërteta dhe akuzave me shumë zhurmë dhe baltë që Sali Berisha hedh mbi ne.
Ky denoncim është një rast flagrant dhe rikonfirmim i faktit se pa bekimin e së bijës së Sali Berishës, bekim i cili paguhet dhe paguhet shtrenjtë madje, nuk mund të investosh në Shqipëri. Kjo është ekonomia e tregut ky është modeli i zhvillimit që u predikon shqiptarëve Sali Berisha duke mbytur konkurrencën e lirë dhe të ndershme”, deklaroi Shalsi.
Deputeti socialist theksoi se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.
"Kjo provon se slogani “Përpara” domethënë “Për PARA,” justifikon plotësisht arsyen se përse Sali Berisha kërkon të qeverisë edhe për katër vjet të tjera. Por çfarë do të bëjë tani Prokuroria, kjo është një pyetje normale që e bën çdo shqiptar, pasi është njohur me këtë dëshmi të mekanizmit të korrupsionit? I takon këtij organi që të provojë që të rikthejë besimin tek qytetaret se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin", tha Shalsi.
Redaksia online(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06
-
Ylli Pata: Rruga e mundimshme e Berishës për të trashëguar pushtetin
24 Qershor, 19:20