Shalsi te '5 pyetje nga Babaramo': S'po proteston populli, por militantët! Në 30 qershor s'do ketë trazira

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", ministri i Shtetit, Eduard Shalsi ka deklaruar se në 30 qershor nuk do të ketë trazira, ndryshe nga çfarë opozita ka paralajmëruar.

Duke u ndalur tek protesta që bëhen në çdo qytet ky kryeministri Edi Rama ka takime elektorale, apo edhe sulmet ndaj KZAZ-ve, Shalsi tha se ato nuk përfaqësojnë popullin, por janë mbështetës të PD-së ose punonjës administrate në Bashkitë e drejtuar nga të djathtët. I bindur se 30 qershori do të jetë një ditë normale votimi, është shprehur Shalsi përballë gazetarit Ilir Babaramo, duke theksuar se populli shqiptar është mjaftueshëm i zgjuar sa të mos bëjë burg për disa krerë të partive opozitare.

"Nuk ka budallenjë Shqipëria që të vriten për Lulin, Monikën dhe Ilirin. Nuk po proteston populli. Ato 10, 20, nëse do t'i bëjë 100, janë punonjës të bashkisë që drejtohen nga demokratët", tha Shalsi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoli: 26/06/2019 06:14

    Ata mijera protestues qe ti Shalesi i quan militante jane popull apo jo,jane shtetas shqiptare apo jane te huaj.Hajde Shalesi hajde,na cudite dhe na bere te buzeqeshim.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/06/2019 05:55

    Shalso pastrojeni politiken nga te korruptuar me ate ligjin e famshem qe po pregatiteni ne shtator

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion