Shalsi te 'Pa Protokoll': Sot dëgjuam biznesin, do rishikojmë totalisht buxhetin, PD-ja bori pa bukë

TIRANE-Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi në një lidhje me Skype në emisionin 'Pa Protokoll' u shpreh se sot së bashku me ministrin Arben Ahmetaj dhe dy zv/ ministrat e Financave kanë zhvilluar një bisedë online me drejtues të Dhomave dhe shoqatave të bizneseve për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Eduard Shalsi tha se një pjesë e propozimeve të tyre do të përfshihen te paketa e dytë që do të publikohet në javën e ardhshme.

"Kemi marrë shumë propozime nga shoqata, Dhoma dhe biznesmenë. Në fillim të javës që vjen do të kemi paketën e dytë. Kemi marrë edhe llojet e ankesave pas paketës së parë dhe po shohim cfarë mund të rregullojmë atyre bizneseve që nuk kanë mundur dhe s'e kanë gjetur veten te paketa e parë. Jemi në kushte anormale, mes betejës ekonomike dhe shëndetësore të mbajmë një balancë të dy gjërave që duhet të përballohen. U parashikua që në fazën e parë ishte më e domosdoshme ti përgjigjemi një kategorie të caktuar, ndaj me paketën e dytë do të shohim fshat që nuk u përfshinë te e para dhe do të rregullohet për t'u mbështetur në të dytën.

Sot bashkë me Ahmetajn dhe dy zv/ ministrat e Financave kemi pasur një takim të zgjeruar me kryetarët e Dhomave që kanë adresuar kërkesa drejt qeverisë. Datojnë që nga marsi, por janë pasuruar edhe me sugjerime të tjera. Ka shoqata që janë mjaftuar me 3-4 kërkesa bazike, sikundër ka që janë me 22 kërkesa. Sot patën një ballafaqim në takimet virtuale për të kuptuar më mirë. Nuk mund të plotësojmë cdo kërkesë të biznesit, pasi disa fatkeqësisht janë jashtë cdo mundësie për t'i plotësuar. Disa bënë sugjerime që besoj do i marrim në konsideratë. Të karakterit administrativ" tha ai.

Ministri u shpreh gjithashtu se do të rishikohet totalisht buxheti, të gjithë zërat në funksion të përballimit të situatës nga koronavirusi. Sa i përket deklaratave të opozitës, ai i cilësoi si lojëra politike.  "Ndihem jo mirë që  jam ndeshur dhe kam lexuar sulmet politike dhe s'u kemi kushtuar vëmendje, sepse është koha për të lënë lojërat politike apo diferencat pa bukë.  Nuk i kam ndjekur lëvizjet e opozitës me përjashtim të fillimit. Koncesionet? Janë bori që i kanë rënë prej kohësh. Ne kemi një plan të përqendruar të veprimeve që po bëjmë. Edhe cështja e buxhetit do të rishikohet, jo vetëm të PPP-ve, por total të përgjithshëm për shkak se kemi të bëjmë me një situatë të paprecedent, është gjëja më normale të shikohen të gjithë zërat e buxhetit. Masat duhet të jenë të mirë-studiuara, pasi ajo që duket e mirë sot mund të mos jetë e vlefshme pas dy ditësh".

Por kur mund të nisë rimëkëmbjen ekonomike shqiptare? 'Është ende herët të flasim. Ajo që mund të them është që beteja nuk është afatshkurtër, do të kërkojë kohë, por ne na duhet të vijojmë në drejtim të kësaj rruge që kemi nisur, deri tani jemi të kënaqur. Lehtësimi i lëvizjes apo mbështetja për biznesin synojnë hapjen e ekonomisë. Por duhet të jemi të kujdesshëm" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Temja: 11/04/2020 14:11

    Ky eshte ai ministri I PLEHRAVE

    Përgjigju
  • Hahaha: 10/04/2020 22:35

    Dhe mbi te gjitha nuk do vjedhim kaq hapur sa PD

    Përgjigju
  • Kari: 10/04/2020 21:41

    Jo nuk me duket I drejte

    Përgjigju
  • O tej: 10/04/2020 21:40

    Ty ty bie boria o PD nga te shkon lopa nuk te shkon dhia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë