Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vitet e fundit

Kinë-Një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangai.

Tajfuni 'Bebinca' goditi të hënën rreth orës 7:30 (ora lokale) zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Sipas mediave shtetërore kineze kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet.

Më shumë se 400,000 njerëz në zonën e Shangait u zhvendosën të dielën në mbrëmje, sipas zyrtarëve lokalë.

Ndërkohë rreth 9,000 njerëz të tjerë u evakuuan nga Chongming, një ishull në grykëderdhjen e lumit Yangtze që është gjithashtu pjesë e Shangait.

Qindra fluturime u anuluan dhe shërbimet e trenave dhe autostradat u mbyllën.

25 milionë banorët e Shangait ishin këshilluar të qëndronin në shtëpi përpara mbërritjes së stuhisë.

Gjatë këtij muaji një tjetër tajfun ‘Yagi’ shkaktoi gjithashtu përmbytje të rënda në Azinë Juglindore, duke vrarë qindra njerëz në Vietnam dhe Mianmar .

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë