Shani Tarashaj: S'kam refuzuar
as Shqipërinë dhe as Kosovën

Shani Tarashaj: S'kam refuzuar<br />as Shqipërinë dhe as Kosovën
Shani Tarashaj ka hedhur poshtë zërat se ka refuzuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen ndaj Shqipërisë.
 
“Nuk e di se si kanë guxim njerëzit të shpifin ashtu. Unë nuk kam marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe nuk e kam refuzuar atë.
 
Si mund ta refuzoj vendlindjen time? Nuk i kuptoj ato shkrime. Dua t’i falënderoj njerëzit e FFK-së që më kanë kontaktuar që një kohë të gjatë dhe ata i dinë qëllimet e mija.
 
Unë aktualisht jam pjesë e Zvicrës U21 dhe kur të vijë koha do të vendos se për kë do të luaj, Kosovën apo Shqipërinë”tha ai për Telegrafin.
 
Tarashaj është njëri nga sulmuesit më të talentuar në Evropë, pasi në 12 ndeshje me Grasshopperin ka shënuar shtatë gola në kampionat ndërsa dy të tjerë në kupë. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna