Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon Macron, darkë në Elysee (VIDEO)

Shansi i fundit për Shqipërinë, Merkel takon Macron, darkë në Elysee (VIDEO)

Franca është një nga vendet skeptike e cila kërkon shtyrjen e negociatave për Shqipërinë. Ditën e sotme presidenti francez dhe kancelarja gjermane janë takuar në pallatin Elysee, takim që shihet si shansi i fundit për të ndryshuar qëndrimin e Francës.

Emmanuel Macron priti Angela Merkel për një darkë në pallatin Elysée të Dielën në mbrëmje përpara një jave vendimtare në negociatat e Brexit midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe dy ditë para diskutimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e ministrave të BE.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të jepet në datë 18 tetor. Më 27 shtator parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër Holanda ka lënë hapur derën për Shqipërinë duke deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë ëshhtë e parakoshme, por nuk do ketë veto bllokuese nga ana e saj.

Ndërsa Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.

Sipas Zërit te Amerikës, propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave