Shantazh, gjobë, presion

Shantazh, gjobë, presion

Fjalë që i gjen në kodin penal dhe janë kompetencë e SPAK.

E teksa kryeministri Edi Rama është futur sot mes një media dhe një drejtuesi administrate, asgjë s’është e re!!!

Historia përsëritet. Tani është radha e atyre që heshtën e fërkuan duart.

Publikisht ishte Erion Veliaj i cili foli se media e shantazhon me gjoba.

Përgjigja e tij ishte "është koha të zgjedhim nëse do vazhdojmë përpara me punë apo do merremi me shpifje dhe vendosje gjobash.".

Media ka sektorë të ndotur nga ata që po të ishim më 1997 do ishin me maska a kallashnikov në rrugë.

Sot janë ma jep mua se të lëshova median! Po si mundet me media të fitosh atë që s’të takon. Kjo s’është gazetari. Unë e refuzoj këtë lloj gazetarie e media. Gjoba me lajme është krim më i rëndë se gjoba me kapuç e armë në dorë.

Po kur u gjobit i pari shumica heshti, shumica u gëzua kish e prej tyre "e mo mirë ja bën".

Po tani?

Gjoba është kthyer në sistem.

Uroj që media të fitoj me lajme të vërteta e të konfirmuara. Ndërsa gjobat.... janë rruga që veç para s’prodhon. Krime e rrënime PO.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DikManJaku: 23/07/2022 10:49

    Ndoshta dhe jo ndoshta po me siguri po shantazhon. Po qe ato emra qe permend jane kokrrat e BQ dhe super te korruptuar kte se lu topi. Hajde shifeni si bo shefi i turnit ne Durres Ton Gjishti se i ka krahet e ngrohta nga Gazheli as per Drejtorin e Deges nuk pjerdh.

    Përgjigju
    • Mario: 23/07/2022 17:51

      Le ti cojne ne SPAK ti denoncojne edhe atje, dhe jo ti shantazhojne.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia