TIRANË, 16 Dhjetor/ATSH/.- Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) do të ketë një seli të tijën në Shqipëri, e cila do të mundësohet pas ratifikimit nga Kuvendi të një marrëveshje ndërmjet palës shqiptare dhe SHAPE.
Gjatë miratimit të saj sot nga komisioni i Jashtëm, Drejtori i Politikave të Strategjisë, Mbrojtjes dhe Sigurisë në ministrinë e Mbrojtjes, Bardhyl Kollçaku, tha se marrëveshja synon përcaktimin e dispozitave shtesë, të cilat, krahas dispozitave të Protokollit të Parisit dhe atyre të NATO-s, do të rregullojnë marrëdhëniet juridike, midis një shtabi aleat dhe Republikës së Shqipërisë, kur ky shtab ngrihet dhe ushtron veprimtarinë e tij në territorin shqiptar.
Sipas marrëveshjes, pala shqiptare do të marrë masat e nevojshme për të siguruar truallin, ndërtesat dhe instalimet fikse që kërkohen për përdorim nga shtabi aleat. Këto asete do të ofrohen falas, pa taksë ose licencë dhe hollësitë përcaktohen në një marrëveshje të veçantë.
/a.s//a.ke/
/Shqiptarja.com