Xherdan Shaqiri shënoi emrin e tij në fitoren tenistike me rezultatin e thellë 9-2 përballë ekipit të Hamburgut në shtëpi.

Festivalin e golave e ka hapur kosovari Shaqiri në minutat e para më pas është pasur me pokerin e Pizaros.

Ndërsa, golat e tjerë u realizuan nga Schëeinsteiger, Robben e Ribery. Për Hamburg realizuan Bruma e Uestermann.

Bayerni ngjitet në kuotën e 72 pikëve, ndërsa Borusia i ka prishur festën e titullit pas fitores që arriti me Shtutgardin në fund.

Megjithatë vlen të theksohet paraqitja e kosovarit Shaqiri që tregoi se është në rangun e Riberisë dhe Robenit.



d.b/shqiptarja.com