Bayern Mynih kalon në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Të besuarit e trajnerit Heynckes vuajtën shumë përballë ekipit të Augsburgt, por në fund fituan pastër 2-0.

Bayern zbriti në fushë me formacionin e plotë për të shmangur surprizat e mundshme në këtë fazë të kompeticionit.

Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 26 nga Gomez. Por festa nuk zgjat shumë, pasi Ribery u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 48-të.

Largimi nuk ndikoi te ekipi i Heynckes, pasi shtoi akoma më shumë presionin te kundërshtari duke shënuar edhe golin e dytë me autorë Xherdan Shaqirin 5 minuta nga fundi.

Schalke u eliminuan nga Mainzi që fitoi 2-1 në transfertë, ndërsa Freiburg u mjaftua me një gol për të nxjerrë jashtë loje Karlsruhen, sakaq, Fortuna Dusseldorf u eliminua pas humbjes 2-0 në fushën e Kickers Offenbach.

(d.b/shqiptarja.com)