TIRANE - 75 deputetë kanë nënshkruar një kërkesë, ku i propozohet presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga që t’i jap dekoratën “Ambasador Nderi i sportit kosovar”, futbollistit të njohur, Xherdan Shaqiri. Kjo nismë ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci.

Ramiz Lladrovci dhe Grupi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës propozoj: dhënien e dekoratës “Ambasador Nderi i Sportit Kosovar”, sportit të merituar, futbollistit me prejardhje nga Kosova, me famë në Evropë, Xherdan Shaqirit. Sukseset e Xherdanit me Baselin dhe me Kombëtaren e Zvicrës, e bënë atë shumë shpejt lojtarin, me prejardhje nga Kosova më të kërkuar në Evropë.

Shaqiri kaloi në radhët e gjigantit gjerman të futbollit, fitoi Kampionin e Gjermanisë dhe të Evropës me Bayern Munichut dhe është në prag të fitores së Kupës së Gjermanisë. Shaqiri në finalen e Ligës së Kampionëve, të luajtur në Londër ngriti flamurin e Republikës së Kosovës, në një ngjarje të tillë e cila ndiqej nga miliona njerëz të botës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin në listën e nënshkruesve. Tashmë pritet vetëm realizimi i dekorimit nga Jahjaga, pasi një gjë të tillë e ka përzemër edhe vetë. Shaqiri refuzoi të luajë për kombëtaren e Shqipërisë duke zgjedhur Zvicrën si ekip ku do të përfaqësohej në një kampionat botëror dhe evropian.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)