TIRANE- Në Prishtinë, kryeqytetin e Kosoves do të vendoset shtatorja e Ismail Qemalit, ndërsa në qytetin bregdetar te Vlorës do te vendoset shtatorja e Hasan Prishtinës. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe delegacionit nga Vlora të kryesuar nga Bujar Leskaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bën të ditur KosovaPress. Madje dje është sjellë edhe vendimi i Bashkisë së Vlorës në Prishtinë, për vendosjen e shtatores së ‘Hasan Prishtinës’, në Vlorë.
Shpend Ahmeti “Nga qyteti i Vlorës ka ardhur iniciativa që të vendosim bustin apo shtatoren e Ismail Qemalit në Prishtinë dhe po ashtu kemi dërguar iniciativën në Bashkinë e Vlorës që të vendosim shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë. Sot jam i gëzuar që e kemi lajmin nga dy Kuvendet Komunale në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës me votë unanime natyrisht edhe me një përkrahje të madhe u aprovu kërkesa që në parim të aprovojmë vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë”.
Ndërsa, Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit së Shqipërisë, tha se “përmendorja e Hasan Prishtinës, i bënë që të ndjehen të nderuar, pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka mbështetur për këtë vendim dhe se dy projektet sipas tij do të zhvillohen paralelisht.”. Ky vendim wshtw bwrw i ditur dje në një konferencë për media, ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti një delegacion nga Vlora.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com