SHBA, 25 vite burg për shqiptarin
që mashtroi bankën për 11 mln $

SHBA, 25 vite burg për shqiptarin<br />që mashtroi bankën për 11 mln $
Një 44­-vjeçar shqiptar që jeton në SHBA është dënuar me 25 vjet burg pasi mori 11 milionë dollarë kredi me anë të mashtrimeve, gjë e cila çoi në falimentimin më të madh të një unioni kredie në historinë amerikane.

Bëhet fjalë për Gëzim Selgjekaj i cili u shpall fajtor për 27 akuza përfshirë mashtrim bankar, ryshfet dhe pastrim parash. Sipas Daily Mail, Selgjekaj akuzohet se me anë të mashtrimit dhe ryshfetit për oficerët e kredive ka marrë hua nga St. Paul Croatian Federal Credit Union gjatë viteve 2003 – 2010, ku disa prej parave ai i ka marrë gjatë 4 viteve që kaloi në burg për evazion fiskal.

Shumica e huave nuk u paguan kurrë, ndërsa banka falimentoi me 170 milionë dollarë humbje në vitin 2010. Avokatët federal të Selgjekajt thanë para gjykatës se shumë nga personat që luajtën rol më të madh në falimentin e institucionit financiar kanë marrë dënim më të ulët duke arritur marrëveshje, ku  “arkitekti” i falimentit mori një dënim prej vetëm 14 vitesh burg. Në lidhje me falimentin e bankës janë dënuar më shumë se 20 persona.

Shqiptari Selgjekaj krijonte biznese të rreme që shërbenin si “parajsa të sigurta” për paratë e bankës. Nga 10 milionë e 600 mijë dollarë që ka dhënë kredi Selgjekaj, ka kthyer vetëm 400 deri në 500 mijë dollarë. Selgjekaj jeton prej vitesh në SHBA pasi mori azil politik pas largimit nga Shqipëria në vitet 1990. Përveç dënimit me 25 vite burg, ai duhet të kthejë dhe 16 milionë dollarë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake