Dy fëmijët e një çifti shqiptar me banim në qyetin e Waterbury-t në Amerikë kanë mbetur vetëm në prag të festave të fundvitit. Kjo për shkak se nëna e tyre Anila Keco është arrestuar ditën e sotme nga policia e qytetit, pas vrasjes së bashkëshortit Valmir Keco me thikë.

Sipas policisë së Waterbury-t arsyet e këtij krimi janë ende të paqarta.
 
Ndërsa dy fëmijët e çiftit në fjalë ndodhen nën kujdesin e Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve edhe pse shqiptarja do të hetohet në gjendje të lirë, pasi ka lënë si garanci shumën e 200 mijë dollarëve për t'u gjykuar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)