SHBA – Policia në Portland, Oregon, ka marrë një telefonatë nga një adoleshente, e cila ishte e frikësuar se në shtëpinë e saj ndodhej një merimangë helmuese.

Adoleshentja Makenna Sewell vuan nga distrofia muskulare dhe për pasojë është e “lidhur” në një karrike me rrota.

“Unë jam vetëm në shtëpi dhe ka një merimangë të madhe në pjesën e pasme të kolltukut tim”, ishin fjalët e adoleshentes kur po fliste në telefon me operatorin e policisë.
makenna
(Në foto adoleshentja Makenna Sewell)

Pasi policët mbërritën në shtëpinë e saj, thanë se merimanga kishte madhësinë e një topi bejzbolli. Edhe pse ky rast “emergjent” nuk është në protokollin standart të policisë, efektivët vendosën që ta ndihmonin adoleshenten.

Makenna tha se është mirënjohëse që jeton në atë qytet, ku një adoleshent mund të telefonojë policinë për të vrarë një merimangë.


Redaksia online
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)