SHBA, 43-vjeçari humbet 111
kg në më pak se 2 vjet

SHBA - Marlon Gibson ka qenë i shëndoshë gjatë gjithë jetës së tij. Pesha e tij maksimale kishte arritur diku te 184 kilogramë. Por, që nga janari i 2011, ai ka humbur plot 111 kilogram duke shkuar në një peshë normale prej 73 kilogram.

Sipas tij, kushdo mund t'ia dalë pa operacion apo ndonjë dietë speciale. Vendosja për të humbur peshë erdhi kur gruaja e tij i tha një ditë se e donte shumë, por kishte frikë se nuk do ta kishte shumë të gjatë për shkak të peshës së tij.

"Duhej të bëja diçka", shprehet 34-vjeçari. Ai e njohu gruan e tij në një vëllazëri në 2004 dhe dy vjet më vonë, ata u martuan.
marlon gibson

Pas fjalëve të saj, ai vendosi të humbiste peshë. Në vend që të ndalonte ushqimin në mënyrë drastike, ai thjesht e uli atë gradualisht.

"Më pëlqenin shumë copët e skuqura të pulës, kështu vendosa që të haja gjashtë copë në vend të tetë. Pastaj e ula në katër, e deri sa arrita mos të haja më pulë. Sot jam vegan".
marlon gibson

Gibson filloi të merrej dhe me palestër çdo ditë. Ai gjithashtu vrapon të paktën 5 kilometra në ditë.  Mënyra e tij e shëndetshme e jetesës dha frytet e saj. Përveç humbjes në peshë, Gibson tashmë nuk i duhen as ilaçet për tensionin e lartë të gjakut.
marlon gibson
"Kjo humbje peshe më ka ndryshuar jetën. Është tërësisht e mundur. Thjesht duhet të jesh i përgjegjshëm për veten tende".


(e.d/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë