Në Teksas u gjetën të vdekur 53 emigrantë brenda një kamioni. Shoferi i kamionit tha se nuk kishte dijeni që kondicioneri nuk punonte. Ai akuzohet së bashku me një përson tjetër të cilët nëse shpallen fajtorë rrezikojnë dënimin me vdekje.
Shoferi i kamionit në Teksas të SHBA brenda të cilit u gjetën 53 emigrantë të vdekur thotë se nuk e dinte që kondicioneri nuk punonte, shkruan BBC.
Homero Zamorano u gjet i fshehur në disa shkurre pranë kamionit. Ai është një nga katër personat e akuzuar për tragjedinë me 53 emigrantë të vdekur. Brenda në kamion kishte edhe fëmijë, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.
Me tej, sipas BBC, Në momentin që u arrestua, 45-vjeçari pretendoi se ishte një nga të mbijetuarit në momentin që policia zbuloi viktimat brenda kamionit. Por hetimet zbuluan se ai ishte shoferi dhe akuzohet si një nga personat e përfshirë në këtë rast të kontrabandës së emigrantëve.
Ai dhe një 28-vjeçar i quajtur Christian Martinez janë akuzuar nga autoritetet amerikane se kanë komunikuar me njëri-tjetrin me mesazhe para dhe pasi kamioni me emigrantë u zbulua. Për këtë, policia ka si provë tablatet telefonike.
Të dy këta persona, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë të dënohen me vdekje. Dy persona të tjerë, meksikanë, që dyshohen të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe qëndrim të paligjshëm në SHBA, shkruan BBC .
64 emigrantë ndodheshin gjithsej të fshehur brenda kamionit në Teksas. 53 humbën jetën, ndërsa të tjerët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërguan në spital.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
69%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2972
Lajme të tjera
-
SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)
25 Prill, 09:00
-
Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020
25 Prill, 08:10
-
Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt
24 Prill, 19:30
-
NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana
24 Prill, 13:55
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Kievin: 'Dërgesa fillon menjëherë'! Raketat amerikane mbërritën fshehurazi në Ukrainë
24 Prill, 07:57
-
VIDEO/Makina përfshihet nga flakët, momentet dramatike kur shoferi shpëtohet nga kalimtarët!
23 Prill, 09:38
-
SHBA/ Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet e 2016, i dha para pornostares që të heshtë! Avokatët: Padia e pabazë
23 Prill, 09:29
-
SHBA/ Protesta në mbështetje të palestinezëve dhe tensione në kampuset e universiteteve, mbi 130 studentë të arrestuar (VIDEO+FOTO)
23 Prill, 09:02
-
Raporti i DASH: Cila ishte gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2023?
22 Prill, 22:22
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33
-
Ndahet nga jeta gazetari i njohur amerikan, u rrëmbye dhe u mbajt peng për shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban
22 Prill, 07:56
-
SHBA kërkon ndalimin, TikTok: Do të cenohej fjala e lirë e 170 milionë amerikanëve
21 Prill, 19:14