SHBA - Nëna bën gjithçka për vajzën e saj, madje edhe të lindë mbesën e saj. Këtë gjë ka bërë gruaja nga Utahu në SHBA.

Julia Navarro do të lindë mbesën e saj të parë. Veprimi i 58-vjeçares ka ardhur pasi vajza e saj ka probleme me mitrën dhe nuk mund të lindë fëmijë.

Embrioni i krijuar nga vezët e vajzës së saj, Lorena McKinnon dhe spermës së bashkëshortit të saj Micah McKinnon, është vendosur në mitrën e 58-vjeçares.

Lorena ka patur probleme në mitër përsa i përket lindjes së fëmijëve dhe pas disa kontrolleve mjekësore në mitrën e nënës së saj 58-vjeçare, u vendos që embrioni të vendosej në mitrën e saj.

Mjekët i dhanë 45% garanci që të mbetej shtatzënë për shkak të moshës, por gjithçka rezultoi me sukses.

Julia Navarro ka patur një shtatzani të qetë dhe pas disa javësh do të lindë mbesën e saj që ka mbajtur në bark prej muajsh.


(v.gj/shqiptarja.com)