SHBA - Policia amerikane ka njoftuar se në një aksident që ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York mes tre makinave, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona, është edhe një fëmijë shqiptar që ka humbur jetën, një vajzë 2 vjeçe e quajtur Leona Nerim Simanoviç.
 
33-vjeçari Nerim Simanoviç i ishte drejtuar veriut me makinën e tij BMW kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy të tjera, ka raportuar Departamenti i Policisë në New York, njoftuar nga Indeksonline sipas “Poighkeepsie Journal.”
 
E vdekur ka mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Simanoviç është po ashtu aty dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabël.
 
Automjeti i Simanoviçit ka goditur një veturë të tipit Toyota në anën jugore, duke lënë të vdekur 61-vjeçaren Ledell Mulvaney dhe vajzën e saj 31-vjeçare Katherine Mulvaney. Ato u transportuan në Westchester, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)