SHBA akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks

SHBA akuza të reja për themeluesin e WikiLeaks

Departamenti amerikan i Drejtësisë, akuzoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange për pranin dhe publikim të informacioneve të klasifikuara. Akuzat e përmbledhura në 18 pika u bënë publike të enjten. Akuzat e reja shkojnë shumë përtej një aktakuze fillestare kundër z. Julian Assange, që u publikua muajin e kaluar e cila e ngarkonte atë për komplot me ish-analisten e shërbimit të zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, për të thyer fjalëkalimin e një kompjuteri të Departamentit të Mbrojtjes.

Në akuzat e reja, Julian Assange ngarkohet për komplot me Chelsea Manningun për të mbledhur dhe publikuar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare, duke përfshirë kabllogramet e Departamentit të Shtetit dhe raportet mbi luftërat në Irak dhe Afganistan. Aty thuhet mes tjerash se veprimet e tij "rrezikonin të dëmtonin seriozisht" Shtetet e Bashkuara.

Julian Assange, 47 vjeçar, është në paraburgim në Londër që nga muaji prill, pasi u arrestua pas dëbimit nga ambasada e Ekuadorit, ku ishte strehuar që nga viti 2012, për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi për t'u përballur me akuzat për sulme seksuale. Suedia më vonë e kishte anuluar hetimin, por ai mbeti në ambasadë për shkak të frikës se Britania mund ta ekstradonte atë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me publikimin e dokumenteve të klasifikuara të qeverisë amerikane nga WikiLeaks.

Më 13 maj në Stokholm, një zyrtare suedeze e drejtësisë, tha se "ka ende shkaqe të mundshme për të dyshuar se Julian Assange ka kryer përdhunim", duke shtuar se është e nevojshme që ai të merret përsëri në pyetje. Zyrtarja tha se rrethanat tani lejojnë ekstradimin e Julian Assange-it nga Britania. Megjithatë, tha ajo, i mbetet Britanisë të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në Suedi, apo në Shtetet e Bashkuara./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton