NJU JORK- Almir Rrapo, ish- zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë është dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
28 vjecari nga Tirana, nëpunës në MPJ, si sekretar ministri i kësaj ministrie, gjatë kohës që kjo ministri drejtohej nga Ilir Meta, u arrestua në korrik të 2010 brenda në ambasadën amerikane, teksa kishte shkuar për të kërkuar një vizë.
Ai u arrestua me kërkesë të autoriteteve amerikane pasi do të gjykohej përtej Atlantikut, për një sërë krimesh në territorin e SHBA-së, drejt së cilës u ekstradua me urgjencë në bazë të marrëveshjeve midis dy shteteve.
“Një njeri që ka kryer krime "jashtëzakonisht të neveritshme" pjesë e një bande të droge në Island Staten, përpara se të bëhej një ndihmës i lartë i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë u dënua me 6 vjet burg. Almir "Miri” u kthye në tradhtar me tu ekstraduar në SHBA - shkruan sot New York Post.
Me tu ekstraduar në SHBA Almir Rrapo pranoi akuzat për vrasje në Queens, në 2005, rrëmbim dhe vepra të tjera kriminale në territorin e SHBA-së dhe vendosi të bashkëpunojë me prokurorinë.
Rrapo ishte anëtar i një bande kriminale që udhëhiqej nga Bruno dhe Saimir Krasniqi, të dy të dënuar me burg të përjetshëm. Dëshmia e Rrapos ndihmoi Gjykatën Federale të Manhatanit për të dhënë dënimin dy vëllezërve shqiptarë.
Avokati i tij Jeffri Lichtman, e quajti Rrapon “një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi”.Betohem në Zot se gjatë 2 viteve që kam qenë në burg ndjeva neveri për ligësinë që më rrethon cdo ditë”-citon të ketë thënë Rrapo.
(Redaksia online/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com