/ATSH-AFP/ - Khaled Cheikh Mohammed, truri i 11 shtatorit, i torturuar në burgjet sekrete të CIA-s, nuk duhet të dënohet me vdekje gjatë procesit që do të vijojë, deklaroi dje në mbrëmje avokati i tij, duke reaguar ndaj publikimit të raportit të Senatit.

"Të ekzekutosh një persona pasi e ke torturuar është ilegale, jo njerëzore dhe e pa drejtë", theksoi David Nevin, avokat i Khaled Cheikh Mohammed, duke kërkuar që dënimi kapital të përjashtohet si mundësi gjatë procesit që do të zhvillohet nga një gjykatë ushtarake e Guantanamos, ku data ende nuk është përcaktuar.

Pas leximit të raportit, Nevin u shpreh se është shumë i shokuar nga detajet e troturës, pasi këto senaca nuk kanë dhënë as informacionin më të vogël.

Ai kritikoi faktin se askush në qeveri nuk mbahet përgjegjës për këto shkelje të hapura të se drejtës amerikane dhe ndërkombëtare dhe të Konventës së OKB-së kundër torturës.
Çdo ndjekje gjyqësore duket se është përjashtuar. Një përgjegjës i ministrisë së Drejtësisë njoftoi se asnjë informacion i ri nuk ishte gjetur në raport, që kur hetimet, e filluara në vitin 2009 për trajtim të keq të të burgosurve, u braktisën për shkak të mungesës së provave.