ALBANY - “Nxirreni fëmijën jashtë!”. Këto ishin fjalët e fundit që 27-vjeçarja shqiptare Zerina Cekani i tha kunatit të saj i cili kishte shkuar për t'i shpëtuar nga flakët që kishin përpirë banesën.
Të hënën e 10 marsit banesa, në rrugën “Adirondack 69”, Albany, New York, ku jetonte familja nga Korça u përfshi nga flakët. Familja Cekani prej 1998 kishte emigruar në SHBA
Kunati kishte shkuar për t'i ndihmuar, ndërsa bashkëshorti i Zerinës ishte në punë. Johan Cekani kishte arritur të thyente dritaren, hyri në shtëpinë e përpirë nga flakët, mbërtheu Nensin, mbesën e vogël dhe arriti ta nxirrte jashtë.
Ndërsa 27 vjeçarja, nëna e vajzës nuk arriti të shpëtonte. Zerina Cekani, kishte marrë plagë të rënda nga djegia dhe humbi jetën dje në Spital.
Një zjarrfikës rrëfeu se “Tymi ishte shumë i dendur në atë moment, saqë nuk mund të arrija tek ajo”.
Zjarri filloi aksidentalisht për shkak të një defekti elektrik në garazh dhe u përhap në gjithë shtëpinë. Ndërkaq, siç raportojnë mediet amerikane, burri i saj, Mikeli dhe vjehrri, Anesti mësuan për zjarrin kur ishin në punë. Familja Cekani është nga Korça dhe kishin emigruar në SHBA në vitin 1998.
(Ne foto: Zerina Cekani dhe vogëlushja)
Redaksia online
(sg/esh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com