Trajneri i SHBA-ve, Jurgen Klinsman beson se mund ta mposhtë Portugalinë. “Ne po flasim se si mund ta mposhtim këtë skuadër portugeze me të gjithë këta lojtarë të shkëlqyer që kemi. Ky është qëllimi ynë dhe besojmë në të dhe besojmë se mund të shkojmë në Manaus dhe t’i mposhtim.
Duam që të kualifikohemi në raundin tjetër dhe nëse duhet ta mposhtim Portugalinë për t’ia arritur qëllimit, atëherë do ta bëjmë këtë”, tha Klisman. Shtetet e Bashkuara kanë tri pikë pas ndeshjes së parë, pas fitores ndaj Ganës, portugezët në rast të humbjes largohen nga Botërori.
“Runi e mposht i vetëm Uruguain”
Pol Skolls deklaron se Runi është në gjendje që të mundë i vetëm Uruguain. “Diego Godin është shumë i fortë në qendër, ai është problemi i vetëm i Anglisë. Lugano është i ngadalshëm, ai nuk ka qenë në gjendje të ndalë Kosta Rikën dhe besoj se me Runin e ka akoma më të vështirë.
Uein duhet të kthehet në qendër të sulmit dhe do të shihni se sa i fortë do të jetë” tha Scholes. Anglia luan sot në orën 21:00 me Uruguain ndeshjen e dytë në grup, dy ekipet kanë zero pikë dhe humbja i nxjerr jashtë.
Kovaç: Me Meksikën si një finale
Pas fitores me Kamerunin, trajneri i Kroacisë, Kovaç shprehet se ndeshja e fundit në grup me Meksikën është si një finale. “Dua të falënderoj lojtarët që zhvilluan një ndeshje me nivel shumë të lartë pasi ishte shumë e vështirë që të përballeshim me kushte të tilla. Takimi kundër Meksikës do të jetë si një finale për ne.
Duhet të pushojmë sa më shumë pasi na pret një tjetër kundërshtar i fortë. Lojtarët meksikanë e ndiejnë shumë peshën e fanellës, ashtu si ne dhe luajnë në mënyrë shumë. Janë një skuadër shumë solide në sulm, por kanë disa pika të dobëta në mbrojtje”, ka shtuar Kovaç.
Casillas: Botërori nuk të fal gabimet
Kapiteni i ekipit kombëtares të Spanjës, Iker Casillas pas eliminimit nga Kupa e Botës i kërkoi falje tifozëve. “Kur nuk je në formë dhe nuk ke fat, Botërori nuk të fal. Askush nuk e priste diçka të tillë, por kështu e ka futbolli. Para katër vitesh përjetuam anën e bukur, tani përjetuam anën e errët.
Ishte një goditje e rëndë, por duhet ta kapërcejmë këtë situatë. Ne lojtarët jemi përgjegjësit kryesorë dhe jemi të zhgënjyer. I kërkojmë falje tifozëve, por duhet ta dinë që u përpoqëm shumë që t’i jepnim një tjetër gëzim” deklaroi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com