NEW YORK- Michelle Obama apo Ann Romney? Amerikanët do të duhet të zgjedhin se cilën prej tyre preferojnë ta kenë zonjë të parë në vitet e ardhshme. Një sondazh i kryer sëfundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Gallup konstaton se çereku i të pyeturve nuk ka një opinion për bashkëshorten e Mitt Romney ndërsa 42% kanë një vlerësim pozitiv për të.
Në anën tjetër, Michelle Obama shihet si e pëlqyeshme nga dy të tretat e amerikanëve. Ann Romney vlerësohet se arriti të bëjë për vete shumë qytetarë në shfaqjen e saj në konventën e republikanëve të martën ndërsa u përpoq tu tregonte amerikanëve anën tjetër të bashkëshortit të saj. Pas një nisjeje nervoze e teksa përdorte për herë të parë telepromterin, 63 vjeçarja arriti të sigurojë në fund të fjalimit duartrokitjet dhe përshëndetjet e delegatëve. Ann tha se i pëlqente të fliste për dashurinë duke dhënë disa detaje të fshehta për marrëdhënien e saj me bashkëshortin i cili rivalizon Barack Obamën në zgjedhjet e 6 nëntorit. Fjalimi është përdorur nga stafi i Romneyt si mundësi për ta paraqitur kandidatin republikan në aspektin njerëzor, si një familjar i devotshëm e që shqetësohet edhe për klasën e mesme të amerikanëve. Duke ju referuar bashkëshortit Ann tha se "ky është njeriu për të cilin Amerika ka nevojë. Ky është njeriu që do të zgjohet çdo ditë me angazhimin për të zgjidhur problemet që të tjerët i shohin të pazgjidhshme".
Sakaq, Michelle Obama duket se e ka humbur momentin kur Ann përpara delegatëve i dhuroi bashkëshortit një puthje në buzë. E ftuar në "Late Shoë" me David Letterman Michelle tha se nuk e ka ndjekur asnjë nga takimet e republikanëve në vitin 2012. Gjithsesi bashkëshortja e Barack Obamës tha se është shumë e rëndësishme që secili të shohë sa më shumë dy konventat për të reflektuar. Barack apo Romney? Michelle apo Anne? Amerikanët e vendosin më 6 nëntor.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com