SHBA - Një burrë në New York ka reaguar në mënyrë të çuditshme pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua me kancer të gjirit. Bob Carey u vesh me një fund të shkurtër ngjyrë rozë në mënyrë që të bënte për të qeshur dhe t'i kthente humorin bashkëshortes së tij gjatë kimioterapisë.
"Kur Linda u dignostikua me kancer në gji, atëherë unë bleva një minifund dhe dola jashtë për të bërë fotografi.
Fillimisht nisi si diçka e vogël, por më pas fillova të udhëtoja nëpër gjithë SHBA-në duke bërë fotgrafi dhe video vetëm me minifund në mënyrë që të bëja gruan time të qeshte gjatë kimioterapisë", tha Bob Cary.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij pohon se Bob e bën atë që të qeshë dhe të ndihet ë mirë.
"Mua më ndihmon që të qesh dhe të ndihem pozitive", tha gruaja e tij.
Bob ka krijuar dhe një libër me fotografitë e udhëtimit dhe të aventurës së tij, dhe ka shitur 3 mijë kopje.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com