SHBA, Clinton pret Thaçin
“Mbështesim sovranitetin”

SHBA, Clinton pret Thaçin<br />“Mbështesim sovranitetin”
WASHINGTON – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Uashington, me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Kllinton, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas takimit Klinton dhe Thaçi kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët. Klinton e ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për progresin e shënuar në Kosovë gjatë viteve të fundit.

“Unë besoj fort në pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe në aspiratat e saj për t’u bërë një partner i plotë në bashkësinë ndërkombëtare, anëtar i Bashkimit Evropian dhe përfundimisht i NATO-së,” tha ajo. Zonja Clinton ka folur edhe për marrëveshjet e arritura në dialogun midis Kosovës dhe Serbinë duke nënvizuar se ato ishin meritë e liderëve të të dyja vendeve që mundën të arrijnë kompromis për të ecur përpara. 

“Marrëveshjet e arritura përmes dialogut fuqizojnë dhe përcaktojnë mënyrën e pjesëmarrjes së Kosovës në forume me fqinjët, në të cilat Kosova më në fund do të ketë një zë të barabartë në çështjet regjionale,” tha Clinton.

“Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Klinton,

Klinton deklaroi se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretaren Hillary Klinton për kontributin e sajë për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër ai shtoi se, “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”

(aq/rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit