Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Çikagos në Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet kanë publikuar një video, ku shihet një polic i bardhë duke e vrarë një me ngjyrë.
Prokurorët e publikuan këtë video disa orë pasi polici, Jason Van Dyke, 37 vjeçar, është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, gjatë të shtënave kundër 17 vjeçarit, Laqan McDonald, në tetor të vitit 2014.
Prokurorja , Anita Alvarez, tha se publikimi i videos është e rëndësishmepër sigurinë publike për banorët e Çikagos. Vrasja e të riut McDonald, është e fundit në një seri incidentesh që kanë sjellë vdekje, pas përdorimit të forcës së policisë kundër afrikano-amerikanëve gjatë 18 muajve të fundit.
Lidhur me këto incidente fatale ka pasur protesta në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, duke e shkaktuar një debat kombëtar për marrëdhëniet racore dhe trajtimin e minoriteteve nga ana e policisë.
/Shqiptarja.com