/ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë dënoi sot mungesën e plotë të transparencës në procesin me dyer të mbyllura kundër korrespondentit të gazetës "Washington Post" në Iran, Jason Rezaian.
"Fakti që procesi i Jasonit është i mbyllur për publikun, përfshirë familjarët e tij, pasqyron mungesën e plotë të transparencës", deklaroi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), Bernadette Meehan.
Meehan kërkoi lirimin e menjëhershëm të Jasonit.
"Jason Rezaian, 39 vjeç, duhet të përgjigjet për akuzat për spiunazh, bashkëpunimin me qeveri armike, grumbullim informacionesh sekrete dhe propagandë kundër Republikës Islamike", sipas avokates së tij, Leila Ahsan.
Asnjë datë nuk është dhënë për seancën gjyqësore të radhës./
/Shqiptarja.com