Ambasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me përleshjet në Kumanovë.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të njerëzve në aksionet në Kumanovë dhe rrethinë dhe shprehim ngushëllimet tona ndaj familjeve të policëve dhe qytetarëve që kanë humbur jetën, por edhe ndaj atyre të plagosur. Ne po ndjekim situatën dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politik. I bëjmë thirrje qytetarëve që të rrinë qetë dhe të lejojnë konfirmimin e fakteve”, theksoi ambasada e SHBA-ve në Shkup.
Edhe misioni i Bashkimit Evropian reagoi zyrtarisht për konfliktin e armatosur në Kumanovë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian me kujdes i ndjek raportet për operacionin policor i cili është në vijim në rrethinën e Kumanovës, në të cilën ka pasur këmbim të zjarrit. Jemi në kontakt me autoritetet dhe me partitë politike. Fuqishëm apelojmë deri te të gjithë qytetarët dhe faktorët politike të mbesin të qetë dhe të presin autoritetet relevante t’i konfirmojnë faktet. Shpresojmë se do të shmanget eskalimi i tensioneve” shkruan në reagimin e Delegacionit të BE-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com