Zyrtarë të lartë amerikanë dhe holandezë kanë zbritur në terren në jug të vendit, duke vizituar Fushën e Gazit në Delvinë për të parë nga afër potencialin energjetik të Shqipërisë.

Sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, vizita u zhvillua nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos.

Në fokus të takimit ishte rritja e interesit për investime në energji, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po shtyn një epokë të re të prodhimit energjetik në SHBA.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane 

Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 11:49

    PS propozon ligj për zhvillimin e referendumeve, a jeni dakord?