Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi për të bllokuar shitjen e armëve Arabisë Saudite, duke provokuar kështu një veto të mundshme nga ana e presidentit Donald Trump.

Megjithatë, nëse Trump vendos veton siç edhe pritet, Kongresit i mungojë numrat e nevojshëm për të anashkaluar vendimin e tij.

Votimi i bllokimit të shitjes së armëve, vjen pas një mosmiratimi të mëparshëm nga Kongresi i politikës së Shtëpisë së Bardhë drejt Arabisë Saudite.

Më parë këtë vit, ligjvënësit votuan kundër luftës saudite në Jemen duke rrëzuar veton e presidentit Trump.

Përveç numrit të madh të vdekjeve në Jemen, ligjvënësit janë të irrituar edhe nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll vitin e kaluar, ndërkohë që  Trump ka mbështetur monarkinë saudite.

Arabia Saudite është një rival i rëndësishëm rajonal i SHBA, sidomos kundër Iranit.